Plehrat kapicë në Shijak, ku është zoti Prezenaca?

Plehrat kapicë në Shijak, ku është zoti…

Shijaku vijon të përballet me një problem që nuk mund të fshihet pas premtimeve, fotove apo postimeve në rrjetet sociale: plehrat e grumbulluara dhe mungesa e një zgjidhjeje të dukshme për qytetarët.

Pamjet e mbeturinave të grumbulluara ngrenë një pyetje të drejtpërdrejtë për kryebashkiakun Elton Arbana: ku është zoti Prezenaca dhe ku është Bashkia e Shijakut përballë kësaj situate?

Pastrimi i qytetit nuk është ndonjë projekt madhor që kërkon ceremoni inaugurimi, as ndonjë favor që u bëhet banorëve. Është një shërbim bazë, për të cilin qytetarët presin të marrin atë që u takon. Ata nuk mund të paguajnë taksa dhe, në të njëjtën kohë, të përballen me plehra të grumbulluara në hapësirat ku jetojnë e lëvizin çdo ditë.

Zoti Arbana, qyteti nuk drejtohet vetëm nga zyra. Drejtohet edhe duke parë nga afër problemet që shqetësojnë banorët dhe duke marrë përgjegjësi për zgjidhjen e tyre. Kur plehrat bëhen pjesë e pamjes së përditshme, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogari dhe të pyesin se përse shërbimi i pastrimit nuk po jep rezultatin e pritur.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit