Civili maskohet si motoristi i Wolt dhe shkon te blindi i RENEA-s

Civili maskohet si motoristi i Wolt dhe…

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ngre pikëpyetje serioze mbi një person që shfaqet duke lëvizur me motorin e kompanisë Wolt, pranë blindit të forcave RENEA.

Në pamje, personi zbret nga motori dhe takohet me efektivë të Policisë së Shtetit që ndodhen pranë mjetit të blinduar. Ajo që ngre dyshime është identiteti i tij, pasi pretendohet se mund të jetë një punonjës i policisë që vepron në civil, ndërsa lëviz me një motor që mban logon e një kompanie shpërndarjeje.

Pamjet ngrenë pikëpyetje që kërkojnë përgjigje: Kush është personi që lëviz me motorin e Wolt-it? A është ai efektiv policie në civil?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit