I shoqëruar nga forcat e policisë, djali i Arlindës i dha lamtumirën nënës

I shoqëruar nga forcat e policisë, djali…

Mes dhimbjes së madhe për vrasjen e Arlinda Zekajt, dje në ceremoninë mortore ishte edhe djali i saj vetëm 12 vjeç. Pas përcjelljes së nënës për në banesën e fundit, i mituri u shoqërua nga policët drejt një qendre sociale, duke nisur një kapitull të ri të jetës së tij, tashmë pa praninë e nënës.

Deri më tani, djali qëndronte pranë familjes së ish-bashkëshortit të Arlindës, Jeton Sylajt. Por pas arrestimit të këtij të fundit në lidhje me ngjarjen, i mituri është marrë në kujdes nga shërbimet sociale. Lajmi është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Në moshën kur një fëmijë ka më shumë nevojë për përqafimin e nënës, 12-vjeçari duhet të përballet me një humbje që asnjë fëmijë nuk duhet ta përjetojë. Dje i dha lamtumirën nënës së tij, ndërsa sot e ardhmja e tij është e mbushur me pasiguri.

Ndërkohë, për vrasjen e Arlindës është arrestuar ditën e sotme kunati i saj, Albert Sylaj, i dyshuar se e goditi me sëpatë, duke i marrë jetën.

Një nënë nuk do të kthehet më në shtëpi dhe një djalë 12-vjeçar do të duhet të rritet me mungesën e saj. Pas kësaj tragjedie, dhimbja më e madhe mbetet ajo e një fëmije që humbi nënën dhe që tashmë duhet të gjejë forcën të vazhdojë jetën pa të.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit