Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit, ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë.
Pas ditësh pasigurie, ndërhyrja ka sjellë një lajm shpresëdhënës për të riun, pasi mjekët kanë arritur t’i shpëtojnë syrin. Megjithatë, beteja e Erjonit nuk ka përfunduar ende, pasi rikthimi i shikimit mbetet një proces që do të kërkojë kohë dhe trajtim të mëtejshëm.
Tashmë, 28-vjeçari duhet të përqendrohet te rikuperimi, me shpresën se ndërhyrja do të sjellë rezultatet e dëshiruara dhe se një ditë do të mund të rifitojë shikimin.
Për Erjonin dhe familjen e tij, ky është një hap i rëndësishëm pas plagosjes gjatë protestës. Operacioni ka kaluar me sukses, por rruga drejt shërimit vazhdon, ndërsa shpresa mbetet te përmirësimi i gjendjes së tij.