Një ngjarje e rëndë është raportuar në Selanik të Greqisë, ku një 41-vjeçar nga Pakistani pretendon se është dhunuar seksualisht nga gjashtë bashkatdhetarë. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në orët e para të së martës së kaluar, në një hapësirë të hapur pranë Kishës së Gjithë Shenjtorëve, në pjesën perëndimore të qytetit. Viktima ka deklaruar se është rrahur dhe përdhunuar në grup, ndërsa njëri prej autorëve dyshohet se ka filmuar abuzimin. Ai ka raportuar gjithashtu se është plagosur me thikë në dorë.
Sipas dëshmisë së viktimës, ngjarja ka ndodhur në orët e para të së martës së kaluar, në një hapësirë të hapur pranë Kishës së Gjithë Shenjtorëve, në pjesën perëndimore të qytetit. Sipas denoncimit, një 40-vjeçar, së bashku me një 34-vjeçar dhe katër persona të tjerë ende të paidentifikuar, e kanë rrahur dhe përdhunuar në grup 41-vjeçarin. Njëri prej tyre dyshohet se ka regjistruar me video aktet e dhunës. Viktima ka deklaruar gjithashtu se është plagosur me thikë në dorë. Pas dhunës, autorët dyshohet se e kanë hipur në një motoçikletë, e kanë transportuar drejt qendrës së qytetit dhe më pas e kanë hedhur në det.
Të arrestuarit janë dy shtetas pakistanezë, përkatësisht 40 dhe 34 vjeç. Kundër tyre është ngritur çështje penale për vepra të dyshuara që lidhen me përdhunimin, tentativën e vrasjes, si dhe shkeljet e legjislacionit për armët dhe mbrojtjen e të dhënave personale.