Pse të gjithëve "po u plas tr*pi" për Lalin, por jo për rritjen e taksave?

Pse të gjithëve “po u plas tr*pi”…

Ndërsa gjysma e Shqipërisë po numëron qelitë e burgut të Fierit dhe po pyet me lot në sy se kush ia bëri kafenë Erion Veliajt sot në mëngjes, qeveria shfrytëzon vëmendjen e opinionit publik dhe na e fut fort te xhepi me Paketën e Re Fiskale.

Plani është perfekt: ti rri shiko në televizor se u transferua Lali nga Durrësi në Fier, ndërsa buxheti i shtetit përgatitet të mbledhë qindra miliona euro shtesë drejtpërdrejt nga portofoli yt!

Ja se si na kanë “lehtësuar” me goditjet e reja:

  • Makinat ngarkohen dyfish te taksa vjetore: Na shesin përrallën e “uljes së naftës”, por taksën e qarkullimit e zhvendosin direkt te regjistrimi i mjetit. Sa më e vjetër të jetë makina jote, aq më rëndë do ta hash te fatura çdo fillimviti!

  • TVSH-ja e përgjithshme ngjitet në 21%: Mburren se ulën TVSH-në në 6% për 54 ushqime të shportës, por harrojnë të thonë se çdo mall tjetër, shërbim, veshje apo pajisje në vend do të shtrenjtohet automatikisht.

  • Dividendi rritet në 15%: Tatimfitimi mbetet i pandryshuar në 15% pas tërheqjes së qeverisë, por goditja e madhe u jepet aksionarëve duke e çuar tatimin mbi dividendin nga 8% në 15%!

  • Pragu i regjistrimit në TVSH ulet në 5 milionë lekë: Bie pragu i biznesit të vogël, duke futur në rrjetën e TVSH-së dhe të kontrollit tatimor çdo dyqan apo shërbim lagjeje.

  • Fashë e re për pagat e larta: Vendoset një tatim i shtuar për pagat e larta, kryesisht për të mbyllur shtegun e kalimit të dividendit si pagë.

  • Akomodimi dhe turizmi në sitë: Rritet TVSH-ja nga 6% në 10% për hotelet, sepse pushimet në Shqipëri duket se ishin “shumë të lira”.

Por pse të shqetësohemi për të ardhmen financiare apo për çmimet që po fluturojnë? Ne kemi halle shumë më të mëdha kombëtare: A po vuan Lali në paraburgim? A ka dritare me diell qelia e tij apo jo?

Ndërsa publiku digjet nëpër komente duke mbrojtur apo sulmuar politikanët, faturat e taksave do të vijnë t’ju trokasin te dera gjithsesi.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit