Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja…

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në Shqipëri. Sipas vendimit të marrë këtë të premte, më 30 tetor 2026, nafta do të tregtohet me pakicë me jo më shumë se 218 lekë për litër, ndërsa benzina me 179 lekë për litër.

Për shitjen me shumicë, çmimi maksimal i naftës është përcaktuar në 206 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës në 167 lekë për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, në orën 15:00, dhe do të qëndrojnë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur do të rishikohen në varësi të lëvizjeve në tregjet e karburanteve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit