"E humbe privilegjin për të folur me djalin", zbardhen kërcënimet e bashkëshortit të Arlindës

“E humbe privilegjin për të folur me…

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen tragjike të Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj. Përpara vrasjes, ajo ishte përfshirë në një konflikt të vazhdueshëm me ish-bashkëshortin, Jeton Sylaj, për kujdestarinë e djalit të tyre të mitur.

Në një bisedë telefonike të bërë publike, dëgjohen debatet mes Arlindës dhe ish-bashkëshortit, ku të dy flasin me tone të ashpra për të ardhmen e fëmijës. Arlinda këmbëngul se djali duhet të qëndrojë pranë nënës së tij, ndërsa Jeton Sylaj i thotë prerazi se nuk do ta lejojë ta marrë dhe e kërcënon se do t’i ndërpresë edhe komunikimin me të birin.

Gjatë bisedës, ish-bashkëshorti përdor edhe fjalë të forta, duke i thënë: “Kurrë nuk ke për ta marrë”, ndërsa më tej shton: “Prej këtij minuti e humbe privilegjin për të folur me të”.

Nga ana tjetër, Arlinda i kundërvihet, duke këmbëngulur se një fëmijë ka nevojë të rritet pranë nënës së tij.

Ndërkohë, mësohet se më 10 korrik 2026, Arlinda Zekaj kishte bërë një denoncim në polici, ku pretendonte se ish-bashkëshorti dhe familjarët e tij nuk po ia kthenin djalin, pasi ajo ua kishte lejuar ta merrnin për vizitë.

Në deklarimin e saj, Arlinda kishte bërë me dije se nuk kishte pasur kontakt me të birin që prej 20 qershorit. Ajo dyshonte gjithashtu se ish-bashkëshorti po ndikonte te fëmija që ky i fundit të mos kthehej për të jetuar me të.

Biseda e publikuar hedh dritë mbi konfliktin e ashpër që Arlinda kishte përjetuar përpara se jeta e saj të përfundonte tragjikisht.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit