Tragjedia hekurudhore i merr jetën kampiones 24-vjeçare

Tragjedia hekurudhore i merr jetën kampiones 24-vjeçare

Sporti spanjoll është në zi pas konfirmimit të lajmit tragjik për vdekjen e 24-vjeçares Julieta Gallego, atlete e specializuar në kërcimin së gjati, e cila rezulton mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor pranë Toledos.

Përplasja e dy trenave të shpejtësisë së lartë, që u mori jetën 69 personave, ka shkaktuar tronditje të madhe në Spanjë. Mes viktimave ishte edhe sportistja e re, e cila ishte pjesë e klubit AD Sprint në Madrid dhe përfaqësonte ekipin në garat kombëtare.

Lajmi për ndarjen e saj nga jeta u konfirmua nga vetë klubi, i cili përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale shprehu dhimbjen për humbjen e një prej sportisteve të tij, duke përcjellë ngushëllimet për familjen dhe të afërmit.

Edhe presidenti i Federatës Mbretërore Spanjolle të Atletikës, Raul Chapado, reagoi për këtë humbje, duke e cilësuar atë një goditje të rëndë për gjithë komunitetin e atletikës.

Në nderim të Julietës dhe viktimave të tjera, klubi AD Sprint ka njoftuar mbajtjen e një minute heshtjeje. Homazhe të ngjashme pritet të zhvillohen edhe në aktivitete të tjera sportive gjatë fundjavës.

Ëndrrat dhe ambiciet sportive të 24-vjeçares u ndërprenë në mënyrë tragjike, duke lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe ndanë me të pasionin për sportin.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit