U bë deputet nga Veliaj në 2021: Xhafaj kyç gojën dhe e lë në baltë

U bë deputet nga Veliaj në 2021:…

Pas shpalljes haptazi të Erion Veliajt si “puçist” dhe pjesë e një komploti për rrëzimin e pushtetit, kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë lëvizjen e radhës për të vendosur kontrollin absolut: heshtjen e detyruar brenda radhëve të Partisë Socialiste. Pasi u kujdes që kryebashkiaku i Tiranës të transferohej në mënyrë të papritur nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit, Rama ka prerë çdo mundësi diskutimi për ata socialistë që guxuan të kërkonin shpjegime.

Burime bëjnë me dije se në mbledhjen e zhvilluar me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve, kreu i qeverisë i ka vënë kapak një herë e mirë çdo zëri shpjegues apo debateve që sapo kishin nisur të qarkullonin në selinë rozë.

Mesazhi i prerë i Ramës: “Veliaj financoi protestat për të më rrëzuar”

Gjatë takimit me kupolën e mazhorancës, Rama ka qenë tejet i ashpër në tonet e tij, duke zbuluar arsyet e lëvizjes së fortë ndaj ish-bashkëpunëtorit të tij.

“Kam marrë informacione të sakta dhe të verifikuara që Erjon Veliaj ka dashur të më rrëzojë nga pushteti dhe se ai ka financuar grupe njerëzish për të dalë në protestat e javëve të fundit,” mësohet t’u ketë thënë Rama të pranishmëve.

Në të njëjtën linjë, duke iu referuar diskutimeve nën zë mbi kushtet e mbajtjes në qeli apo transferimin e bujshëm, kryeministri ka qenë prerë: “Nuk dua të dëgjoj më se ka të drejta apo se nuk ka të drejta Veliaj për trajtimin e tij në burgje.”

Heshtja e klanit dhe braktisja e Xhafajt

Përballë këtij ultimatumi të qartë, të ashtuquajturit njerëz të afërt të Veliajt, ku spikat emri i Fatmir Xhafajt, Toni Gogut dhe zyrtarëve të tjerë, kanë preferuar të mbyllin gojën plotësisht.

Rasti i Fatmir Xhafajt konsiderohet si një nga tradhtitë më klasiqe politike: ishte pikërisht Erion Veliaj ai që në zgjedhjet e vitit 2021 lëvizi gurët dhe theu listën për t’i siguruar Xhafajt mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës. Megjithatë, për të ruajtur karriget, pozitat dhe privilegjet e tyre në strukturat e pushtetit, Xhafaj dhe të tjerët kanë zgjedhur të heshtin dhe të lënë në baltë njeriun që dikur u dha mbështetje jetike politike.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit