Deti në Potam merr ngjyrë kafe, inertet e hoteleve hidhen direkt në ujë

Deti në Potam merr ngjyrë kafe, inertet…

Një denoncim shqetësues vjen nga plazhi i Potamit në Himarë, ku mbetjet dhe inertet e punimeve për ndërtimin e hoteleve po hidhen drejtpërdrejt në det.

Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë se uji i detit ka marrë një ngjyrë të pazakontë kafe, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi respektimin e standardeve mjedisore gjatë punimeve.

Ndërsa Himara është një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike të vendit, ndotja e bregdetit ngre shqetësime për dëmtimin e mjedisit dhe ndotjen e ujërave.

Kërkohet reagimi i menjëhershëm i institucioneve përgjegjëse për të verifikuar denoncimin dhe për të marrë masa nëse konstatohen shkelje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit