Një denoncim shqetësues vjen nga plazhi i Potamit në Himarë, ku mbetjet dhe inertet e punimeve për ndërtimin e hoteleve po hidhen drejtpërdrejt në det.
Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë se uji i detit ka marrë një ngjyrë të pazakontë kafe, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi respektimin e standardeve mjedisore gjatë punimeve.
Ndërsa Himara është një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike të vendit, ndotja e bregdetit ngre shqetësime për dëmtimin e mjedisit dhe ndotjen e ujërave.
Kërkohet reagimi i menjëhershëm i institucioneve përgjegjëse për të verifikuar denoncimin dhe për të marrë masa nëse konstatohen shkelje.