I humbi unaza e nënës së ndjerë në një dyqan, stafi e gjen pas dy javësh dhe kërkon t’ia kthejë

I humbi unaza e nënës së ndjerë…

Një kërkesë e veçantë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga pronari i një dyqani veshjesh në zonën e Astirit, i cili po kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur një kliente të quajtur Silva.

Rreth dy javë më parë, zonja kishte vizituar dyqanin për të blerë një kostum, por gjatë qëndrimit aty kishte humbur një unazë me vlerë të veçantë emocionale. Ajo nuk ishte një bizhuteri e zakonshme, por një kujtim i çmuar i vjehrrës së saj, e cila nuk jeton më.

Sipas pronarit të dyqanit, humbja e kishte mërzitur shumë zonjën Silva. Madje, në momentet e para, pavarësisht kërkimeve, unaza nuk u gjet dhe për këtë arsye ishte njoftuar edhe policia. Në atë kohë, zonja ishte larguar pa mundur ta merrte sërish sendin që kishte aq shumë rëndësi për të.

Por historia ka një fund më të bukur. Ditën e djeshme, Gledja, një nga vajzat e stafit, ka arritur ta gjejë unazën. Tashmë, i gjithë stafi dëshiron t’ia kthejë të zonjës, por nuk ka më kontaktet e saj. Silva jeton në Itali dhe numri shqiptar me të cilin komunikonin rezulton i fikur.

Për këtë arsye, pronari i dyqanit i është drejtuar JOQ Albania me shpresën se zonja do ta shohë këtë njoftim dhe do të kontaktojë në numrin e punës së dyqanit, për të marrë unazën ose për të organizuar dërgimin e saj.

Një kujtim i çmuar që, pas dy javësh pasigurie, më në fund është gjetur dhe pret të kthehet te e zonja.

<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/tKI-tXMXYds” title=”I humbi unaza e nënës së ndjerë në një dyqan, stafi e gjen pas dy javësh dhe kërkon t’ia kthejë” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit