Makina del nga rruga dhe përplas shtyllën e semaforit te “21 dhjetori”

Makina del nga rruga dhe përplas shtyllën…

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, ku një automjet tip “Audi” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë semafori, duke përfunduar pjesërisht mbi trotuar.Nga pamjet e siguruara, automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme, ndërsa në vendin e ngjarjes duken mbetje të shpërndara në rrugë si pasojë e përplasjes. Aksidenti ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa automjeti ka mbetur i pozicionuar pranë semaforit.

Deri më tani nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksident. Gjithashtu, nuk ka ende informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar, ndërsa pritet një njoftim nga autoritetet për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit