Pamje mahnitëse në Pogradec, dhjetëra flamingo pushtojnë brigjet e liqenit të Ohrit

Pamje mahnitëse në Pogradec, dhjetëra flamingo pushtojnë…

Pamje të rralla dhe mbresëlënëse janë regjistruar ditën e sotme në brigjet e liqenit të Ohrit në Pogradec, ku dhjetëra flamingo kanë tërhequr vëmendjen me praninë e tyre, duke i dhënë peizazhit vjeshtor ngjyra dhe gjallëri.

Shpendët elegantë me pendët karakteristike rozë janë ndalur në liqen për t’u ushqyer dhe për të pushuar gjatë rrugëtimit të tyre migrator. Prania e tyre në këtë zonë konsiderohet e pazakontë, pasi liqeni i Ohrit nuk përbën habitatin e tyre të zakonshëm.

Megjithatë, vitet e fundit, krijimi i minilagunave pranë bregut të liqenit ka favorizuar ndalimin e flamingove gjatë shtegtimit. Kjo dukuri është vërejtur thuajse çdo vit, ndërsa këtë sezon është regjistruar numri më i lartë i shpendëve të këtij lloji që kanë zgjedhur Pogradecin si stacion të përkohshëm.

Zakonisht, flamingot dimërojnë në lagunat e Nartës dhe Karavastasë, por vitet e fundit janë vërejtur gjithnjë e më shpesh edhe në zona të tjera të vendit.

Specialistët e mjedisit e vlerësojnë këtë si një dukuri të veçantë për ekosistemin e liqenit të Ohrit, i cili po shndërrohet gradualisht në një pikë ndalese për shpendët ujorë gjatë migrimit të tyre.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit