Pasi vodhi bankën, autori largohet si ‘boss’ me skuter dhe kokore

Pasi vodhi bankën, autori largohet si ‘boss’…

JOQ ALBANIA ka siguruar pamjet e personit të dyshuar për grabitjen e ndodhur ditën e sotme në një filial të “Raiffeisen Bank”, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Në pamjet e siguruara, personi shihet teksa largohet i qetë me një monopatinë elektrike, i pajisur me kokore, ndërsa kalimtarët përreth e ndjekin me sy, të habitur nga ajo që po shohin.

I maskuar ai ka hyrë i armatosur brenda bankës dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit, ka marrë një shumë parash nga një prej punonjësve.

Pas grabitjes, ai është larguar nga vendngjarja duke përdorur një monopatinë elektrike.

Ndërkohë, pas sinjalizimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar ambientet e bankës dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Deri më tani, nuk është bërë e ditur shuma e parave të grabitura, identiteti i personit të dyshuar apo nëse ka persona të lënduar.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit