U aksidentua me motor një javë më parë, 16-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Traumës

U aksidentua me motor një javë më…

16-vjeçari Arjon Xhezairi ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, një javë pasi u aksidentua rëndë me çiklomotor në Balldre të Lezhës.

Ngjarja ndodhi më 26 tetor, rreth orës 14:25, në aksin rrugor Balldre-Rraboshtë. I mituri po kthehej nga shkolla kur, sipas raportimeve, dyshohet se humbi kontrollin mbi çiklomotorin që drejtonte dhe u rrëzua në rrugë.

Si pasojë e përplasjes, 16-vjeçari pësoi dëmtime të rënda trupore dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku qëndroi i shtruar për një javë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, i mituri nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë ditën e sotme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit