Përmbytje të mëdha kanë goditur ishullin grek të Rodosit, pas reshjeve intensive të shiut gjatë mëngjesit të së hënës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, biznese dhe infrastrukturën rrugore. Situata më e rëndë u regjistrua në Arkangelos, ku dalja e lumit nga shtrati shndërroi rrugët në rrjedha të fuqishme uji, duke marrë përpara të paktën 60 automjete. Dhjetëra banesa dhe biznese u përmbytën, ndërsa dëmet e përgjithshme ende nuk janë vlerësuar.
Përmbytjet prekën edhe zonat e Afandout dhe Rodosit Jugor. Si masë parandaluese, Bashkia e Rodosit vendosi pezullimin e mësimit në shkollat e Arkangelosit, Afandout, Lindosit dhe Rodosit Jugor. Ndërkohë, qarkullimi u ndërpre në disa segmente rrugore në Kolymbia, Kalathos dhe Arkangelos, për shkak të rrezikut nga ujërat e rrëmbyeshëm. Ekipet e emergjencës po punojnë për largimin e automjeteve, pastrimin e kanalizimeve dhe rikthimin e qarkullimit normal.
Ngjarja vjen vetëm pak javë pas tragjedisë së 14 tetorit në Stegna, ku një 62-vjeçar humbi jetën pasi u mor nga rrjedha e vrullshme e ujërave. Megjithëse intensiteti i reshjeve është dobësuar gjatë orëve të mëngjesit, autoritetet vijojnë të jenë në gatishmëri të shtuar, pasi parashikohen mundësi për reshje të tjera dhe stuhi gjatë ditës.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1616458533551026%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>