Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur një familje shqiptare në zonën e Brescias, në Itali, ku një 21-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë nënën e tij brenda banesës. Viktima është identifikuar si Meleqe Lusha, 39 vjeçe, ndërsa autori i dyshuar është djali i saj, Eduart Xhani.
Pas krimit, 21-vjeçari është larguar me vrap nga banesa, por nuk ka qëndruar gjatë në arrati. Ai është dorëzuar më vonë në polici, ku është vënë në dispozicion të autoriteteve italiane për veprimet e mëtejshme hetimore.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura motivet e ngjarjes së rëndë dhe as rrethanat që çuan në konfliktin mes nënës dhe djalit. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e vrasjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë tragjedi familjare.