Kamioni mbush rrugën me inerte në Kombinat–Peze Helmes, rrezik për drejtuesit e tjerë

Kamioni mbush rrugën me inerte në Kombinat–Peze…

Një automjet i tonazhit të rëndë është kthyer në rrezik për përdoruesit e rrugës në aksin Kombinat–Peze Helmes, pasi ka lëvizur duke derdhur inerte përgjatë gjithë segmentit rrugor. Sipas denoncimit të mbërritur pranë redaksisë sonë, mjeti me targë AB447XU ka lënë pas një sasi të konsiderueshme inertesh, duke krijuar vështirësi dhe rrezik për drejtuesit e tjerë të automjeteve.

Qytetari që ka dërguar pamjet ngre shqetësimin për mungesën e sigurisë në këtë aks, ku materialet e shpërndara në rrugë mund të shkaktojnë rrëshqitje, humbje të kontrollit të automjeteve dhe aksidente, veçanërisht për drejtuesit e motorëve dhe automjetet që lëvizin me shpejtësi.

“Përshëndetje JOQ! Mjeti i tonazhit të rëndë me targa AB447XU ka përbërë rrezik sot në aksin rrugor Kombinat-Pezë Helmes duke hedhur inerte gjatë gjithë segmentit!”, shkruan qytetari.
<iframe width=”460″ height=”818″ src=”https://www.youtube.com/embed/MLN5OJ3HoM0″ title=”Vështirësi dhe rrezik për drejtuesit e tjerë të automjeteve” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>
Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit