“Boyna Galava” sfidon Rrugoren: Parakalon në krah të kundërt, rrezikon shoferët e tjerë

“Boyna Galava” sfidon Rrugoren: Parakalon në krah…

Pamjet e mbërritura në redaksi sjellin në vëmendje një tjetër rast flagrant të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, ku papërgjegjshmëria e disa drejtuesve të mjeteve në rrugët tona po kthehet në një rrezik fatal për jetën e qytetarëve.

Në video duket qartë se si një mjet përdor krahun e kundërt të lëvizjes dhe kryen parakalime të gabuara e të rrezikshme, duke sfiduar hapur çdo normë të Kodit Rrugor dhe autoritetin e Policisë Rrugore. Veprime të tilla të papërgjegjshme nuk përbëjnë thjesht një shkelje administrative, por një akt kriminal në mes të rrugës, i cili rrezikon seriozisht jetën e shoferëve të tjerë të pafajshëm që qarkullojnë në kahun e duhur.

Fenomene të tilla dëshmojnë se për fat të keq, një pjesë e drejtuesve të mjeteve vazhdojnë të qarkullojnë me idenë se janë mbi ligjin, ndërsa Policia Rrugore duket shpesh herë reaguese vetëm pasi pamjet bëhen virale në rrjet apo media, në vend që të parandalojë këto sjellje të rrezikshme në kohë reale.

Siguria rrugore nuk mund të fitohet vetëm përmes fushatave sensibilizuese, por përmes ndëshkimit të ashpër dhe të menjëhershëm të çdo individi që kthen rrugët e vendit në pista garash dhe rrezikon jetën e fëmijëve e qytetarëve. A do të ketë një reagim zyrtar dhe masë ndëshkimore nga Policia Rrugore për këtë rast skandaloz?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit