Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një apartamenti me qira ditore.
Bëhet fjalë për shtetasin R. C., banues në Tiranë, i cili u gjet pa shenja jete në ambientet e një banese me qira ditore në zonën e Yzberishtit.
Rrethanat e ngjarjes janë konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Shtetit. Sipas informacioneve paraprake nga një zyrtar policor, dyshimet e para sugjerojnë se 40-vjeçari mund të jetë vetëvarur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave që çuan në këtë tragjedi.