Në të dielën e V të Llukait, Mitropoliti Orthodhoks i Korçës, Imzot Anastasi, mori pjesë të dielën e kaluar në një meshë bashkë me Mitropolitë të ndryshëm në kishën e “Shpërfytyrimit të Zotit” në Aleksandropuli të Greqisë.
Imzot Anastasi mbajti meshën në gjuhën shqipe, teksa ndodhet në këtë qytet në kuadër të punimeve të Konferencës së Pelegrinëve Fetarë.
Në përshëndetjen e tij drejtuar të pranishmëve, ai nënvizoi rëndësinë e pelegrinazhit si një përvojë e gjallë besimi, lutjeje dhe ripërtëritjeje shpirtërore, e cila forcon vetëdijen e përkatësisë në një Trup të vetëm të Krishtit.
Duke u ndalur te tematika e Kongresit, Mitropoliti i Korçës vuri në dukje vlerat shpirtërore të traditës monastike, me fokus të veçantë te mikpritja dhe tryeza e përbashkët, si shprehje konkrete të dashurisë së krishterë dhe jetës në bashkësi.