Policia nis gjobitjen e studentëve, Altin Goxhaj: Mos u frikësoni, do t'i rrëzojmë të gjitha!

Policia nis gjobitjen e studentëve, Altin Goxhaj:…

Policia ka nisur vendosjen e gjobave ndaj protestuesve që morën pjesë në tubimin e zhvilluar të hënën dhe të martën përpara Kryeministrisë. Sipas njoftimit zyrtar, të hënën 16 qytetarë janë ndëshkuar me nga 5 mijë lekë të reja secili, për bllokimin e qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për këtë situatë ka reaguar avokati Altin Goxhaj, i cili përmes një videoje të publikuar në Facebook u ka bërë thirrje të rinjve që kanë marrë gjoba të mos frikësohen, pasi sipas tij ato janë të paligjshme dhe do të kundërshtohen nga një grup avokatësh.

Goxhaj thotë se ka fotografuar dhe skanuar tashmë katër gjoba, të cilat synon t’i kundërshtojë ligjërisht. Sipas tij, një prej problemeve që e bën të kundërshtueshme procedurën është fakti se gjobat u janë dhënë qytetarëve në formë fotokopjeje dhe jo si dokumente origjinale.

Ai u ka kërkuar të gjithë personave që kanë marrë gjoba që t’i dërgojnë në WhatsApp, së bashku me emrin dhe mbiemrin, në numrin +355 67 200 4545, duke njoftuar se avokatët do të kontaktojnë secilin prej tyre për të ndjekur procedurat e kundërshtimit.

“Çdo gjobë që ju japin me fotokopje është totalisht e paligjshme. Asnjë gjobë nuk do të paguhet. Çdo gjobë është një frikësim i kotë”, shprehet Goxhaj në videon e tij.

Avokati njofton gjithashtu se do të mblidhet një grup juristësh për të shqyrtuar rastet dhe për të ndihmuar protestuesit në kundërshtimin e masave administrative.

Nga ana tjetër, Policia bën me dije se 14 prej gjobave janë vendosur ndaj personave të shoqëruar në komisariat, ndërsa dy të tjera pas identifikimit të protestuesve përmes pamjeve filmike.

<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/nciTK-daIPs” title=”Policia nis gjobitjen e studentëve, Altin Goxhaj: Mos u frikësoni, do t'i rrëzojmë të gjitha!” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit