Studenti rrëfen: Si më gënjeu dhe gjobiti Policia pse protestova paqësisht!

Studenti rrëfen: Si më gënjeu dhe gjobiti…

Gaz lotsjellës, ujë me presion, shkopinj gome, plumba gome, shoqërime në komisariate dhe tani edhe gjoba. Kjo është përgjigjja që po marrin të rinjtë që prej javësh protestojnë kundër qeverisë dhe klasës politike.

Pas ndërhyrjeve të dhunshme të Policisë gjatë protestave të ditëve të fundit, presioni ndaj studentëve po merr edhe një tjetër formë: ndëshkimi financiar. Një i ri i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke denoncuar se është gjobitur me 5 mijë lekë të rinj pas pjesëmarrjes në protestë.

Në videon e dërguar, studenti shfaq fletën e gjobës dhe tregon se si, teksa po kthehej në shtëpi me disa shokë, janë ndaluar nga Policia dhe janë shoqëruar në Komisariatin Nr. 2. Sipas tij, efektivët u kishin thënë se bëhej fjalë vetëm për një verifikim, por në komisariat u komunikuan gjobat.

I riu deklaron se u është thënë gjithashtu se në rast se do të rikthehen në komisariat do të gjobiten me 500 mijë lekë të vjetra, ndërsa për qytetarët e tjerë është përmendur një masë deri në 5 milionë lekë të vjetra.

Pra, pasi u është përgjigjur me gaz, ujë me presion dhe shkopinj gome, shteti duket se ka gjetur edhe një mënyrë tjetër për t’u treguar të rinjve se sa mund t’u kushtojë protesta. Në vend të përgjigjeve për kërkesat e tyre, studentët po përballen me presion dhe gjoba.

Por i riu thotë se nuk do të tërhiqet: “Përveçse nuk na trembni, nesër do të më keni sërish në shesh. Kjo gjobë është një X i madh për mua dhe një padrejtësi që po i bëhet popullit shqiptar”.

Ndërkohë, Policia njoftoi sot vendosjen e 16 gjobave prej 5 mijë lekësh të rinj ndaj protestuesve të tubimit të 2 nëntorit, me pretendimin se kishin bllokuar qarkullimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Mesa duket, qeveria po shpreson se me gaz, shkopinj dhe fletë gjobash do t’i zbrazë sheshet. Por studentët po paralajmërojnë se do të kthehen sërish.

<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/01SGHUx6-vA” title=”Studenti rrëfen: Si më gënjeu dhe gjobiti Policia pse protestova paqësisht!” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit