Misteri i vdekjes së 53-vjeçarit në Bulqizë, çfarë fshehën gruaja dhe djali?

Misteri i vdekjes së 53-vjeçarit në Bulqizë,…

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e 53-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, ku fillimisht u dyshua se ishte sulmuar nga një ari. Në kuadër të hetimeve, bashkëshortja dhe djali i viktimës janë shoqëruar në polici dhe janë marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Fillimisht, ata kishin deklaruar se fjalët e fundit të 53-vjeçarit ishin se ishte sulmuar nga një ari, çka orientoi hetimet drejt kësaj piste. Megjithatë, ekspertiza mjekoligjore në Tiranë zbuloi se në gjoksin e tij kishte një plagë të shkaktuar nga një plumb pistolete.

Pas këtij konstatimi, hetimet kanë marrë një tjetër drejtim, duke u përqendruar te pista e vrasjes. Grupi hetimor po verifikon disa versione të ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit