Mure kartoni apo betoni? Shpërthimi i bombolës shkatërron pallatin në Elbasan

Mure kartoni apo betoni? Shpërthimi i bombolës…

JOQ ALBANIA ka siguruar pamje të tjera nga shpërthimi i fuqishëm i ndodhur në një apartament në qytetin e Elbasanit, i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në pallat.

Pamjet tregojnë përmasat e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi, ku muret e apartamentit janë shembur, ndërsa xhamat janë thyer pothuajse plotësisht në të gjitha hyrjet e pallatit. Dëmtime të rënda raportohet të ketë pësuar edhe struktura e brendshme e ndërtesës, përfshirë shkallët, duke vështirësuar lëvizjen dhe daljen e banorëve.

Menjëherë pas ngjarjes ka nisur evakuimi emergjent i banorëve. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e personave që mund të kenë mbetur të bllokuar brenda ndërtesës.

Paraprakisht dyshohet se shpërthimi mund të ketë shkaktuar edhe persona të plagosur, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për numrin e tyre apo gjendjen shëndetësore.

Ndërkohë, operacioni i emergjencës vijon, ndërsa shkaqet e sakta të shpërthimit mbeten ende të paqarta.

Pamjet e dëmeve ngrenë pikëpyetje serioze mbi qëndrueshmërinë e mureve dhe dëmtimin e ndërtesës, ndërsa priten të dhëna të mëtejshme nga autoritetet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe pasojat e saj.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit