Tensione dhe përplasje në protestë, policia shoqëron me forcë Dritan Goxhajn

Tensione dhe përplasje në protestë, policia shoqëron…

Protesta studentore kundër qeverisë Rama është shoqëruar mbrëmjen e sotme me tensione dhe ndërhyrje të Policisë përpara Kryeministrisë. Efektivët kanë shoqëruar me forcë aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika, ndërsa përpjekjet e qytetarëve për të penguar largimin e tyre janë përballur me përdorimin e sprajit të piperit.

Sipas informacioneve, dy aktivistët po përballeshin me masa administrative dhe gjoba për pjesëmarrjen në protestë. Por situata është përshkallëzuar kur Policia ka ndërhyrë për t’i shoqëruar drejt komisariatit.

Protestuesit e tjerë kanë dalë përpara furgonit të Policisë, në përpjekje për të mos lejuar largimin e dy aktivistëve. Në vend që situata të menaxhohej pa përshkallëzim, efektivët kanë përdorur spraj piperi në distancë shumë të afërt, duke ua hedhur drejtpërdrejt në fytyrë qytetarëve.

Edhe gazetarët dhe operatorët që po ndiqnin ngjarjen dhe dokumentonin ndërhyrjen policore nuk kanë shpëtuar nga spraji, i cili është përdorur edhe në drejtim të tyre, teksa po kryenin detyrën për të informuar publikun.

Protesta e sotme nisi me marshimin e studentëve nga Universiteti Politeknik drejt Fakultetit Ekonomik dhe më pas Ministrisë së Arsimit. Pas disa orësh qëndrimi, studentët janë zhvendosur përpara Kryeministrisë, ku kërkesat e tyre kundër qeverisë dhe klasës politike vijojnë të shoqërohen me përballje me uniformat blu.

Shoqërimi i aktivistëve dhe përdorimi i sprajit ndaj protestuesve e gazetarëve janë kthyer kështu në episodin e radhës të tensioneve në protestën studentore, e cila vijon prej 23 ditësh me kërkesën për ndryshim dhe largimin e klasës politike në pushtet.

<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/I2_-s2UhHWA” title=”Tensione dhe përplasje në protestë, policia shoqëron me forcë Dritan Goxhajn” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit