“Na mbyti m*ti”, durrsaku denoncon skandalin në zonën ku m² shkon deri në 3000 euro!

“Na mbyti m*ti”, durrsaku denoncon skandalin në…

“Na mbyti m*ti!” Me këto fjalë e nis denoncimin e tij një qytetar nga Lagjja 1 në Durrës, ku prej më shumë se 20 ditësh ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe dhe kanë pushtuar rrugën pranë Kopshtit “1 Maji”.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, shihet qartë situata alarmante, me ujërat e ndotura që kanë mbuluar hapësirën ku kalojnë çdo ditë banorët, mes tyre edhe fëmijët që shkojnë në kopsht.

Sipas qytetarit, ujërat e zeza vijnë nga pallatet në pjesën e sipërme të zonës, pranë Vilës së Zogut, dhe përfundojnë në këtë rrugë, duke vijuar deri në drejtim të shëtitores Taulantia.

Ai thotë se prej më shumë se 20 ditësh nuk është kryer asnjë ndërhyrje që të zgjidhë problemin në themel. Sipas tij, herë pas here shfaqen automjete që bëjnë pastrim sipërfaqësor, por kjo nuk mjafton për të ndalur rrjedhjen e ujërave të zeza.

Situata është veçanërisht shqetësuese për fëmijët e Kopshtit “1 Maji”, të cilët, sipas denoncuesit, detyrohen të kalojnë pranë këtyre ujërave të ndotura për të hyrë në ambientet e institucionit.

Dhe e gjithë kjo ndodh në Lagjen 1, një prej zonave më të shtrenjta të Durrësit, ku çmimi i një metri katror në tregun e pasurive të paluajtshme arrin deri në 3 mijë euro. Me sa duket, në këtë pjesë të qytetit paguan çmimin e një prone luksoze, por nuk ke as garancinë se do të ecësh në një rrugë pa ujëra të zeza.

Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: Ku është Bashkia Durrës dhe çfarë po bën kryetarja Emiriana Sako për këtë situatë? Po Ujësjellës-Kanalizime Durrës (UKD), a ka një plan konkret për të ndërhyrë dhe për të zgjidhur problemin, apo do të mjaftohemi me disa makina që kalojnë për të krijuar përshtypjen se po punohet?

Banorët nuk kanë nevojë për pastrime sa për sy e faqe, por për një ndërhyrje urgjente që të ndalojë derdhjen e ujërave të zeza. Sepse 20 ditë duke bashkëjetuar me jashtëqitjet, në një nga zonat më të shtrenjta të qytetit, nuk është thjesht një problem infrastrukture, por një pasqyrë e trishtë e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve.

<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/mrNOZRJ4K2s” title=”“Na mbyti m*ti”, durrsaku denoncon skandalin në zonën ku m² shkon deri në 3000 euro!” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit