Varrezat në harresë, mbeturinat nuk pastrohen dhe çezmat pa ujë

Varrezat në harresë, mbeturinat nuk pastrohen dhe…

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë gjendjen problematike në Varrezat e Fshatit Kalush, ku prej kohësh mbeturinat nuk janë larguar, ndërsa infrastruktura paraqitet në gjendje të amortizuar.

Sipas denoncimit, një tjetër problem shqetësues është mungesa e ujit. Qytetari bën me dije se çezmat e vendosura në ambientet e varrezave nuk kanë funksionuar që prej momentit të instalimit të tyre.

Gjithashtu, edhe rruga që të çon drejt varrezave përshkruhet si katastrofike, duke vështirësuar aksesin për banorët që vizitojnë të afërmit e tyre.

Përmes këtij denoncimi, qytetari kërkon vëmendjen e institucioneve përgjegjëse për marrjen e masave dhe përmirësimin e kushteve në këtë hapësirë, e cila ka rëndësi për të gjithë komunitetin e zonës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit