Erjon Vishkulli do t'i nënshtrohet një tjetër operacioni në Romë, ndërhyrja vendimtare për rikthimin e shikimit

Erjon Vishkulli do t’i nënshtrohet një tjetër…

Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vishkulli përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton se operacioni është planifikuar të zhvillohet më 11 nëntor. Ai e cilëson këtë ndërhyrje si vendimtare për rikthimin e shikimit.

Në mesazhin e tij, Vishkulli ka falënderuar të gjithë personat që janë interesuar për gjendjen e tij shëndetësore dhe i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë. “Ky do të jetë operacioni vendimtar për shikimin tim, një sfidë shumë e madhe në jetën time”, shkruan ai, duke shprehur besimin se gjithçka do të shkojë mirë dhe duke falënderuar të gjithë për mbështetjen, mesazhet dhe lutjet.

Kjo do të jetë një tjetër ndërhyrje për të riun, pas operacionit të kryer më herët në Spitalin e Traumës dhe ndërhyrjes së dytë në klinikën “Gemelli” në Romë. Trajtimi i tij në Itali është mbështetur financiarisht edhe nga qeveria shqiptare, e cila akordoi 5 milionë lekë të rinj për kurimin. Tashmë, shpresat janë për rezultatin e operacionit të radhës, i cili pritet të jetë vendimtar për gjendjen e shikimit të tij.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit