Lali Eri VS Lali Dari, Rama ndan mendjen për kryebashkiakun e ri

Lali Eri VS Lali Dari, Rama ndan…

Rilindja është në flakë nga një kthesë që po qarkullon me shpejtësinë e erës në korridoret e selisë mavi. Sipas burimeve konfidenciale për JOQ, Edi Rama e ka ndarë mendjen përfundimisht për zëvendësimin e Lali Erit me sozinë e tij Lali Darin.

Sipas burimeve, Dari Junior i biri i prefektit të Tiranës Shkëlqim Hajdarit është emri në krye të listës së Ramës për të marrë frenat e bashkisë. Kështu Rama ka menduar të blindojë kryeqytetin me Hajdarët babë e bir.

Ky vendim ka ndezur një luftë të ftohtë brenda llojit. Erion Veliaj, i cili duket se ka patur plane tërësisht të tjera për skenarin e pasardhësit dhe fatin e karriges të PS, teksa thur ëndrra në diell nga oborri i burgut të Fierit, nuk e ka gëlltitur aspak lehtë këtë pazar të prishur. Menjëherë ai nisi lëvizjet e shkarkimit të zarave të Belindës në bashki duke tentuar të blindojë bindjen hierarkike, por pa rezultat…

Pavarësisht kundërshtimit të tij, zëra brenda selisë kanë konfirmuar se Rama nuk e ka begenisur shumë ish-zarin i cili rrjedhimisht nuk i shërben pas hekurave dhe është gati ta zëvendësojë me një të ri, deri në përfundimin e pyllit orbital…

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit