Pse SPAK fal Gjebrean për milionat e kokainës BANAKING së Trifonit dhe jo për tenderat e Lalit

Pse SPAK fal Gjebrean për milionat e…

Nëse ke përfituar fondet e Bashkisë së Tiranës, atëherë SPAK-u të thërret në seancë për t’ia shpjeguar popullit se ku shkuan faturat e “Kënga Magjike”, ama të kesh patur punë fuqishëm me tonelatat e kokainës në kontejnerët e bananeve, mjafton një buzëqeshje televizive dhe ia hodhe burgut.

Në qendër të këtij kontrasti absurd qëndron Ardit Gjebrea, njeriu që dikur promovonte “pyllin orbital” me një lopatë në dorë për show televiziv me vetë protagonistin, e sot e shohim të renditur në lupën e hetimeve për kontratat sponsorizuese me Bashkinë e Tiranës.

Tenderat mbi 300 milionat lekë të Bashkisë VS milionat e frikshme të reklamave të kontejnerëve të kokainës “Bana King” të Trifon Muratajt të cilat kanë kaluar me lekë cash nga Frangaj tek Gjebrea…

Pagesat për festivalin “Kënga Magjike” ndër vite janë vënë tashmë nën mikroskopin e verifikimeve.

Por këtu lind pyetja pse SPAK u dashurua kaq fort me faturat e bashkisë, ndërsa fshiu nga memoria institucionale lidhjet e Gjebreas dhe përfitimet e “BanaKing” të Trifon Muratajt, të cilit iu gjet dy herë kokainë në kontejnerët me banane teksa në TV KLAN kërciste kafshimi i bananes nga vetë prezantuesi e këdo të kishte të ftuar.

Kur në Portin e Durrësit zbarkonin rregullisht kontejnerë me kokainë të fshehur mes bananeve të kompanisë në fjalë, fytyra e njohur e ekranit shfaqej në fushatat publicitare duke u dhënë ëmbëlsi dhe dritë jeshile konsumatorëve të hanin bananet e Trifonit.

Kompania u bë kryefjala e operacioneve ndërkombëtare të antidrogës dhe e lajmeve tronditëse që pushtuan rrjetin, ndërsa imazhi që kishte shërbyer si fasadë komerciale kaloi pa u lagur nga “dushi” i drejtësisë. Ironia therëse e këtij hetimi shigjeton standardet e dyfishta të drejtësisë së re.

KUSH ËSHTË TRIFON MURATAJ

 

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit