Makina ngre në ajër gruan në Tiranë, e reja pyet: "A di njeri si është?"

Makina ngre në ajër gruan në Tiranë,…

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:25 në zonën e Bllokut Gintash në Laprakë, ku një automjet ka përplasur një grua që po kalonte rrugën.

Një vajzë që ka parë të gjithë skenën me sytë e saj i ka shkruar redaksisë së JOQ Albania, e tronditur dhe e shqetësuar për fatin e të dëmtuarës. Ajo tregon se përplasja ka qenë aq e fortë sa gruaja ka përfunduar sipër makinës, ndërsa pyet nëse ka ndonjë informacion mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia apo spitali mbi rrethanat e aksidentit apo gjendjen e zonjës.

Mesazhi i plotë i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania:

“Përshëndetje JOQ! Rreth orës 16:25 te Blloku Gintash sot përplasi një makinë një grua. Po kontrolloj lajmet, por s’ka asnjë lajm për këtë gruan. Përplasja ishte shumë e madhe sepse isha vetë në vendngjarje, zonja u përplas aq shumë saqë kaloi sipër makinës. A keni informacion si mund të jetë gjendja e zonjës?”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit