Një valë e re kërcënimesh me bombë ka tronditur sërish linjat ajrore europiane, duke shënuar incidentin e tretë të këtij lloji brenda kësaj jave.
Të premten, disa fluturime me destinacion ose nisje nga Lisbona, Roma, Praga dhe Sofia u kthyen në shënjestër të këtyre alarmeve. Autoritetet konfirmuan se si pasojë e kërcënimeve, tre prej avionëve u shoqëruan me urgjencë nga avionë luftarakë hungarezë në hapësirën ajrore.
Edhe Franca raportoi se të paktën katër fluturime të saj u përballën me kërcënime për bomba, por fatmirësisht të gjithë avionët prekën tokën të sigurt.
Sipas të dhënave zyrtare, pas kontrolleve të imtësishme nga grupet e ekspertëve, deri të premten nuk është gjetur asnjë lëndë eksplozive në asnjë prej mjeteve ajrore. Policia dhe agjencitë e sigurisë kanë nisur hetimet për të zbuluar origjinën e këtyre alarmeve me ngjyrim terrorizues.