Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë në identifikimin e një zonje, e cila është gjetur në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë.
Sipas qytetarit, gruaja ndodhet aktualisht me të, por nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ka vështirësi në të folur dhe nuk arrin të komunikojë qartë. Ajo thuhet se ka dhënë emra të ndryshëm, ndaj deri më tani nuk është bërë i mundur identifikimi i saj.
Qytetari kërkon ndihmën e kujtdo që mund ta njohë zonjën ose të ketë familjarë që janë në kërkim të saj, në mënyrë që ajo të rikthehet pranë njerëzve të saj.
Kushdo që ka informacion mund të kontaktojë në numrin e telefonit +355 68 999 5555.
Nëse e njihni, ju lutemi kontaktoni menjëherë!