Zgjedhjet vendore 2027, sfidë për reformën zgjedhore dhe përfaqësimin në Shqipëri

Zgjedhjet vendore 2027, sfidë për reformën zgjedhore…

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zgjedhjeve vendore në Shqipëri, në një klimë të tensionuar politike dhe protestash. Ftesa e tij për konsultime me partitë politike në Presidencë u refuzua nga opozita, e cila i cilësoi takimet formale. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë të parat pas reformës administrativo-territoriale, që redukton numrin e bashkive nga 61 në 46, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në përfaqësimin e komuniteteve në këshillat bashkiakë.

 

Megjithëse data e zgjedhjeve është përcaktuar, ndryshimet përkatëse në Kodin Zgjedhor ende mungojnë. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga Kuvendi dhe partitë politike për përshtatjen e rregullave të zgjedhjes dhe shpërndarjes së mandateve në bashkitë e reja. Sipas DW, edhe ekspertja zgjedhore Gerta Meta paralajmëron se paqartësitë ligjore mund të krijojnë probleme me përfaqësimin e komuniteteve dhe të hapin rrugën për kontestime të vendimeve dhe rezultateve zgjedhore.

 

Zgjedhjet e 9 majit 2027 pritet të jenë një provë e rëndësishme për standardet demokratike dhe integrimin europian të Shqipërisë. Komisioni Europian ka kërkuar reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias. Ndër çështjet kryesore mbeten depolitizimi i administratës zgjedhore, parandalimi i përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë dhe transparenca e financimit politik, elemente që sipas ekspertëve janë thelbësore për garantimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të besueshme.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit