Pas fëmijëve të kopshtit, helmohen edhe të rriturit në Vlorë! Uji me amoniak i kontaminuar me baktere koliforme

Pas fëmijëve të kopshtit, helmohen edhe të…

Një ngjarje e rëndë e sigurisë shëndetësore është thelluar ditën e sotme pas lajmit fillestar të helmimit të fëmijëve të Kopshtit nr.10 në qytetin e Vlorës.

U raportua paraprakisht se shkak i helmimit ishte bërë konsumimi i ushqimit nga të vegjlit në kopësht por pas publikimit të rezultatit të analizave dyshohet se shkak i ngjarjes dyshohet të jetë konsumimi i ujit të pijshëm të kontaminuar, ndërsa analizat e para laboratorike kanë konfirmuar tashmë praninë e baktereve koliforme në ujë.

Sipas të dhënave paraprake nga analizat e ujit, depozita e Kopshtit Nr. 10 ka shfaqur prani të amoniakut dhe mungesë totale të klorit, tregues këto të një kontaminimi të rëndë dhe dështimit të parametrave të sigurisë sanitare.

Përveç fëmijëve që frekuentojnë këtë institucion parashkollor, nga simptomat e helmimit janë prekur edhe persona të rritur të cilët janë paraqitur me sipmtoma helmimi në spital, duke ngritur kështu alarmin për një ndotje më të gjerë të rrjetit ose depozitave të furnizimit.

INTERPRETIMI I ANALIZAVE

Sipas Raportit të Analizës Nr. 7977 (të datës 06.11.2026), në mostrën e analizuar është dokumentuar prania e baktereve E. coli në vlerën 2 MPN, ndërsa ekspertët kanë shënuar qartë në përfundim të dokumentit se “Analiza nuk është brenda normave të lejuara”.
Kjo situatë e rëndë konfirmohet edhe nga Komunikata zyrtare e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Vlorë e datës 08.11.2026. Të dhënat e terrenit tregojnë një dështim të parametrave të dezinfektimit në disa zona të qytetit: në Lagjen “Lirim” dhe Lagjen “O. Haxhia” niveli i klorit rezidual është 0, ndërsa në lagje të tjera si 11 Janari, 28 Nëntori, 24 Maj dhe Kushtrimi ky tregues mbetet në kufirin kritik prej 0.1. Mungesa e klorit dezinfektues e ka lënë rrjetin të pambrojtur ndaj ndotjeve mikrobiologjike.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit