Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel

Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën…

Klubi spanjoll i Tenerife-s ka marrë një angazhim të veçantë ndaj familjes së Jesus de Miguel, futbollistit që humbi jetën pas një përplasjeje me portierin e Andorrës gjatë ndeshjes mes dy skuadrave.

Drejtori ekzekutiv i klubit, Antonio Manuel Porro Granados, ka bërë të ditur se Tenerife do të mbështesë vajzën 1-vjeçare të futbollistit deri në momentin kur ajo të mbushë moshën madhore.

Ai theksoi se klubi do të qëndrojë pranë familjes në çdo aspekt, duke ofruar ndihmën maksimale të mundshme, përfshirë edhe mbështetjen financiare.

“Duam të jemi pranë saj të paktën derisa të arrijë moshën madhore. Ky është një angazhim që kemi marrë me iniciativën e aksionarit tonë kryesor, Rayco Garcia”, u shpreh Granados.

Ai shtoi se po shqyrtohen edhe mundësi të tjera për të garantuar mbështetje financiare, në mënyrë që kjo humbje të mos rëndojë më tej jetën e familjes, të paktën në aspektin material.

Një gjest solidariteti nga klubi spanjoll, i cili zgjedh të mos e lërë vetëm familjen e futbollistit pas tragjedisë që i mori jetën.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit