Tjetër aksident në Durrës: 33-vjeçari përplaset me shtyllën elektrike dhe dy makina, dërgohet te Trauma

Tjetër aksident në Durrës: 33-vjeçari përplaset me…

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, në aksin Spital–Porto Romano.

Një automjet, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas ka goditur edhe dy automjete të tjera.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit, një 33-vjeçar, ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e përplasjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit