Policia nuk ndal gjobat ndaj qytetarëve, 21 protestues ndëshkohen me nga 5 mijë lekë

Policia nuk ndal gjobat ndaj qytetarëve, 21…

Policia e Tiranës duket se nuk ka ndërmend t’i ndalë gjobat ndaj protestusve. Plot 21 qytetarë janë ndëshkuar me nga 5 mijë lekë secili, pasi morën pjesë në protestën e zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe bllokuan qarkullimin e automjeteve.

Sipas Policisë, qytetarët nuk iu bindën thirrjeve të efektivëve për të liruar rrugën, ndaj ndaj tyre u plotësuan procesverbale për kundërvajtje administrative. Një reagim që vjen me shpejtësi kur bëhet fjalë për ndëshkimin e protestuesve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse e njëjta vendosmëri shfaqet edhe përballë problemeve të tjera që qytetarët denoncojnë çdo ditë.

Për 21 protestuesit, fatura është bërë tashmë: nga 5 mijë lekë secili. Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit