Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Finlandës, falë një goli spektakolar të Ernest Muçit në minutën e 35-të të takimit.
Sulmuesi kuqezi ka realizuar një perlë të vërtetë, duke mposhtur portierin finlandez dhe duke ndezur festën në stadiumin “Air Albania”.
Një moment magjik nga Muçi, që i jep Shqipërisë epërsinë në këtë përballje të rëndësishme të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë kërkojnë të marrin tri pikët për të forcuar pozitat në krye të Grupit C1.