Ndarje pazaresh me burrin e oligarkët në Shëndetësi, Rama largon Manastirliun si drejtuese politike të Tiranës

Ndarje pazaresh me burrin e oligarkët në…

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë ndryshime të rëndësishme në strukturën drejtuese të qarkut të Tiranës. Sipas vendimeve të marra, Manastirliu është shkarkuar nga ky pozicion kyç, ndërsa drejtimi politik i kryeqytetit i është besuar dyshes Ervin Demo dhe Albana Koçiu.

Kjo lëvizje vjen në një periudhë turbulencash dhe lëvizjesh të fshehta pushteti, ku flitet për një çarje apo ndarje pazaresh të lidhura me bashkëshortin e saj dhe interesat e oligarkëve në sistemin e shëndetësisë.

Presioni ndaj ish-ministres është shtuar ndjeshëm edhe pas zhvillimeve të fundit nga drejtësia, ku kujtojmë se SPAK dhe agjentët e BKH-së i sekuestruan celularin bashkëshortit të saj, Ermal Gjinaj, duke e vendosur atë në syrin e ciklonit të hetimeve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit