Rama në Asamble: Dhuna policore një legjendë urbane, gjobat të zbatohen një më një

Rama në Asamble: Dhuna policore një legjendë…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e ditëve të fundit gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke deklaruar se ato nuk kanë si objektiv vetëm largimin e tij nga pushteti, por synojnë drejtpërdrejt Partinë Socialiste dhe shumicën qeverisëse.

Sipas Ramës, ideja e rrëzimit të tij përmes dhunës është një iluzion i krijuar për të goditur forcën politike që ai drejton. Kreu i qeverisë u shpreh se ky perceptim ka prodhuar një klimë negative, të cilën socialistët duhet ta kundërshtojnë përmes komunikimit me qytetarët dhe fakteve.

“Iluzioni i largimit tim me dhunë, sepse ata nuk e kanë me mua, e kanë me ju, e kanë me PS-në. Unë jam thjesht pengesa më e madhe. Manipulimi i madh që shoqëroi atë iluzion ka krijuar një shtresë toksike që ne duhet ta pastrojmë në të gjithë territorin me fjalën dhe faktet tona, si dhe me angazhimin për të dëgjuar njerëzit”, deklaroi Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal edhe te dhuna policore gjatë protestave, por i cilësoi ngjarjet si një “legjendë urbane”. Në të njëjtën kohë, ai kërkoi që gjobat e vendosura ndaj protestuesve të zbatohen plotësisht.

“Dhuna policore, një legjendë urbane e jashtëzakonshme, ndërkohë që mbetemi i vetmi vend në një raport të përmbysur të të lënduarve. Gjobat duhen ekzekutuar deri në fund”, u shpreh kreu i qeverisë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit