Aksident tragjik në Fushë-Krujë, makina me shpejtësi përplas për vdekje këmbësorin

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, makina me shpejtësi…

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mesditën e sotme në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Thumanë, pranë fshatit Luz.

Viktima është identifikuar si Palkin Filopati, 65 vjeç, nga Mirdita, i cili teksa po tentonte të kalonte rrugën është përplasur nga një automjet tip “Mercedes”, që drejtohej nga Floxhen Bardhi.

Përplasja ka rezultuar fatale për të moshuarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në momentin e aksidentit, pranë tij ndodhej edhe bashkëshortja, e cila fatmirësisht nuk është lënduar.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e kalimit të pakujdesshëm të rrugës nga këmbësori, por edhe e shpejtësisë së automjetit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit