Protesta kombëtare e thirrur nga studentët këtë të shtunë në Tiranë po merr një tjetër drejtim. Pas tubimit të zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë ndryshuar skenarin dhe kanë zhvendosur revoltën në rrugët e kryeqytetit.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, shihen protestuesit që kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në zonën e Zogut të Zi, një prej nyjeve kryesore të trafikut në Tiranë.
Duket se këtë herë qytetarët kanë vendosur të mos mjaftohen vetëm me praninë në shesh dhe thirrjet kundër qeverisë, por ta shprehin indinjatën e tyre edhe përmes bllokimit të akseve rrugore.
Protesta e sotme zhvillohet në ditën e 168-të të rezistencës kundër qeverisjes së Edi Ramës. Ajo u thirr në orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit dhe ka marrë mbështetjen edhe të Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, e cila u bëri thirrje pedagogëve dhe punonjësve të universiteteve t’u bashkohen studentëve.
Nga kërkesat për arsim cilësor, dinjitet dhe kushte më të mira për studentët, protesta është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër klasës politike dhe qeverisë, me kërkesën për largimin e kryeministrit.
Mesazhi i protestuesve duket se është i qartë: pakënaqësia nuk do të mbetet më vetëm në bulevard, ndërsa rezistenca do të vijojë derisa zëri i tyre të dëgjohet.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/Ty8M0FWuupk” title=”Studentët bllokojnë qarkullimin te Zogu i Zi” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>