Edhe pse mijëra kilometra larg Shqipërisë, shqiptarët e Stambollit vijojnë të ruajnë traditat dhe identitetin e tyre kombëtar, duke dëshmuar se lidhja me atdheun nuk shuhet as ndër breza.
Në lagjen Zeytinburnu të Stambollit, e njohur për komunitetin e saj shqiptar, një grup të rinjsh kanë tërhequr vëmendjen me një moment që po qarkullon në rrjetet sociale.
Në pamjet e publikuara, të rinjtë shfaqen duke kërcyer në mes të rrugës vallen tradicionale “Kartal” (Shqiponja), nën ritmet e muzikës shqiptare dhe përpara banorëve të lagjes.
Me hapa vallesh dhe ritme që mbartin traditën shqiptare, ata kanë kthyer një rrugë të Stambollit në një skenë të vogël të kulturës sonë.
Një tjetër dëshmi se, pavarësisht largësisë, traditat shqiptare vazhdojnë të jetojnë edhe përtej kufijve, të trashëguara nga një brez te tjetri.