Pas publikimit të denoncimit të një banoreje nga zona e Astirit në Tiranë, ku një person shfaqej në orët e vona të natës duke lëvizur nëpër katet e pallatit dhe duke provuar dyert e apartamenteve, ka ardhur edhe reagimi i vetë personit që shfaqet në video.
Ai i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke kundërshtuar interpretimin e pamjeve dhe duke e cilësuar situatën si një keqkuptim.
Në një video të dërguar në redaksi, personi prezantohet si E.Xh., banues në Kuçovë, dhe shpjegon se në atë periudhë gjyshi i tij ishte i shtruar në QSUT, ndërsa ai vetë kishte kaluar disa ditë të lodhshme në spital.
Sipas shpjegimit të tij, një i afërm që jeton në Tiranë i kishte dhënë çelësat e banesës që të shkonte të pushonte dhe të bënte një dush. Ai pretendon se kishte ngatërruar hyrjen e pallatit dhe se nuk po gjente apartamentin ku duhej të shkonte.
“Kam qenë në spital, kam pasur gjyshin sëmurë dhe kam vajtur te shtëpia e djalit të dajës, për t’u qetësuar dhe për të bërë një dush. Ka qenë një keqkuptim. Ju kërkoj falje se kam ngatërruar hyrjen, ka qenë dhe pak vonë. Nuk jam person i tillë”, shprehet ai në videon e dërguar në redaksinë tonë.
Edhe në mesazhet drejtuar JOQ Albania, ai dhe familjarët e tij sqarojnë se bëhet fjalë për një ngatërrim të hyrjes së pallatit dhe kërkojnë që të merret parasysh versioni i tyre i ngjarjes.
Me këtë reagim, personi kërkon të sqarojë rrethanat e asaj nate dhe të hedhë dritë mbi atë që, sipas tij, ishte një keqkuptim.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/o3eOW1kL3gM” title=”Reagon i riu që shfaqej duke provuar dyert e apartamenteve: Kisha gjyshin në spital, ngatërrova…” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>