Gjatë protestës kombëtare që po zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë, një efektiv policie është filmuar teksa kërkon leje nga eprori për t’i hedhur spraj një vajze protestuese.
Në pamjet e publikuara nga aktivistja Dajana Kaja, polici shihet teksa i bën fillimisht një fotografi vajzës, e cila nxjerr telefonin dhe nis ta filmojë edhe ajo.
Në këtë moment, efektivi dëgjohet duke iu drejtuar eprorit me pyetjen: “A t’i hedh spraj?”, ndërsa ky i fundit i përgjigjet: “Lëre mor burrë!”. Në fund, polici heq dorë nga përdorimi i sprajit, por jo nga roli i të fortit, pasi i kërkon vajzës të largohet prej aty.
Pamjet ngrenë pikëpyetje mbi sjelljen e efektivit, i cili duket se po shqyrtonte përdorimin e sprajit ndaj një protestueseje vetëm pasi kjo e fundit kishte nxjerrë telefonin për ta filmuar.
Prej orës 14:00, studentët dhe qytetarët vijojnë tubimin në Tiranë, ndërsa protesta është zhvendosur edhe në rrugët e kryeqytetit, ku është bllokuar qarkullimi në zonën e Zogut të Zi. Pavarësisht këtij zhvillimi, deri më tani nuk janë shënuar përplasje të mëdha me policinë, ndërsa protestuesit vijojnë të shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe klasës politike.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/88ujrY5McGA” title=”Polici fotografon protestuesen dhe i kërkon leje eprorit për t’i hedhur spraj” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>