Plazh në nëntor, turistët sfidojnë të ftohtin dhe zhyten në detin e Shëngjinit

Plazh në nëntor, turistët sfidojnë të ftohtin…

Sezoni i plazhit duket se nuk ka përfunduar ende në Shëngjin. Edhe pse jemi në mes të nëntorit, disa turistë kanë shfrytëzuar motin për të shijuar bregdetin, ndërsa më guximtarët kanë zgjedhur të lahen në det.

Këtë të diel, 15 nëntor, temperaturat kanë arritur në 16-17 gradë Celsius. Pavarësisht freskisë, kjo nuk i ka ndalur pushuesit të futen në ujërat e Adriatikut, duke shijuar një ditë plazhi në një periudhë kur zakonisht bregdeti është larg vëmendjes së turistëve.

Pamjet nga Shëngjini tregojnë se dëshira për detin nuk njeh stinë, ndërsa bregdeti mirëpret turistë edhe në prag të dimrit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit